Krimea mbyll kufijtë me Ukrainwn, Kievi mohon zbarkimin e trupave ruse në Odessa

Pushtimi rus i Ukrainës ka filluar.

Presidenti rus Vladimir Putin u kërkoi forcave ukrainase të dorëzojnë armët e tyre dhe të "shkojnë në shtëpi" pasi operacioni ushtarak është për të mbrojtur Donbasin.

 Sulmet ushtarake po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odessa por edhe në kryeqytetin Kiev. 

Por forcat e armatosura të Ukrainës kanë mohuar se ka pasur zbarkim të trupave ruse në Odessa, në Detin e Zi, kështu thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të publikuar nga agjencia UNIAN.

“Informacioni për zbarkimin e trupave ruse në Odessa nuk është i vërtetë”, thuhet në deklaratë.

Krimea mbyll kufijtë e saj me Ukrainën

Të gjitha pikat e kontrollit në Krime në kufirin me Ukrainën janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, tha Oleg Kryuchkov, këshilltar presidencial.

"Të gjitha pikat e kontrollit në kufirin me Ukrainën janë të mbyllura. Ne kërkojmë nga qytetarët në Krime që të mos planifikojnë udhëtime deri në një njoftim të mëtejshëm," u tha Kryuchkov gazetarëve, raportuar nga Ria Novosti.