", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/24/auto_5d7da34b-26e2-46c1-8bbe-26819f20279d1645688526.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia: Orë dramatike, ka informacione për viktima pas shpërthimeve

Shpërthimet vazhdojnë të pandërprera në  Kiev dhe në disa qytete të Ukrainës ndërsa shpaloset "pushtimi në shkallë të gjerë" i Rusisë në vendin fqinj.

 Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se bombardimet po ndodhnin në të gjithë vendin dhe deri më tani një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Brovary në provincën e Kievit.

Një korrespondent i Reuters tha gjithashtu se katër shpërthime të tjera u dëgjuan në Mariupol , në Ukrainën lindore, qyteti më i madh frontal me gjysmë milioni banorë, ku ndodhet një port me rëndësi strategjike.

 Në mëngjes, banorët raportuan se kishin dëgjuar zjarr artilerie nga një lagje në pjesën lindore të qytetit.

 Më afër frontit, në Kramatorsk, u dëgjuan të paktën katër shpërthime të forta.

Këmbanat e alarmit u dëgjuan mëngjesin e sotëm në qytetin Lviv në Ukrainën perëndimore.

 Banorët e qytetit kanë marrë mesazhe nga autoritetet rajonale për të “ruajtur qetësinë” dhe për të pritur udhëzime.