VIDEO/ Tanket hynë në Ukrainë përmes kufirit me Bjellorusinë: momenti kur nisi pushtimi

Videoja e transmetimit të drejtpërdrejtë të CNN tregon tanke dhe automjete të tjera të blinduara që hyjnë në Ukrainë përmes një kalimi kufitar me Bjellorusinë.

Videoja është marrë në vendkalimin Senkivka, Urkaine me Veselovka, Bjellorusi, e xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është duke gjurmuar sulmin e raportuar të trupave nga Bjellorusia në Ukrainë, tha të enjten një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Nuk ishte e qartë nëse trupat ishin vetëm ruse apo gjithashtu bjelloruse, tha burimi.