Banorët e Kievit largohen nga kryeqyteti ukrainas

Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës - dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.

Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë rradhë të gjata makinash që kanë bllokuar  një autostradë të shpejtë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti.

Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. 

Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.

Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev , thotë në Twitterse ka pak njerëz në rrugë dhe njerëzit janë në radhë në makinat e parave të gatshme.