Ambasada ruse në Ukrainë nis evakuimin

Ministria e Jashtme ruse njoftoi ditën e djeshme se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “.

“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një  të ardhme  shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.

Por sot si agjencia ruse e lajmeve TASS dhe AFP kanë konfirmuar evakuimin pasi Ministria e Jashtme ruse njoftoi vendimin dje.

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se kjo ishte për shkak të "sulmeve të shumta" ndaj misioneve diplomatike ruse në të gjithë Ukrainën dhe "veprimeve agresive" kundër diplomatëve rusë.

Kjo vjen një ditë pasi ligjvënësit në Moskë i dhanë Presidentit Putin lejen për të përdorur forcën jashtë vendit.