Prokuroria italiane jep pretencën për Dritan Rexhepin, ja sa vite burg kërkoi

Telashet me drejtësinë nuk kanë fund për Dritan Rexhepin.

Pasi dyshohet se u lirua nga burgu në Ekuador, shqiptari do të përballet me një tjetër dënim në Itali në rast arrestimi.

Mësohet se prokuroria italiane ka dhënë pretencën me 20 vite burg ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale.

Pas kryerjes së dënimit, Rexhepit thuhet se i ndalohet hyrja në Itali.

Prokuroria ka dhënë pretencën dhe për anëtarët e tjerë dhe bashkëpunëtorët e Rexhepit.

Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013 ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj.