Tuchel shpjegon përse e la Lukakun në stol: Është i lodhur

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, u shpreh i lumtur për triumfin 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Lilës.

Tekniku gjerman i thuri elozhe mesfushorit Kante, teksa në prononcimin pas ndeshjes shpjegoi pse e la Lukakun në stol.

“Çfarë ndeshje për Kante. Ai është kthyer në nivelin më të lartë, ka përmirësuar çdo minutë të lojës dhe ka një ndikim të madh. Por ne nuk jemi të befasuar me paraqitjen e tij. Kemi pasur momente të shkëlqyera si në fillim të ndeshjes. Nëse mund të mbajmë nivelin për më shumë kohë mund të bëjmë shumë më mirë.

Havertz? Ai ishte shumë i mirë, u vendos shumë mirë dhe nuk kishte frikë të mbrohej.

Lukaku në pankinë? Çdo ndeshje është e ndryshme. Romelu nuk është vetëm i lodhur fizikisht, por edhe mendërisht. Kemi zgjedhur tre lojtarë të tjerë dhe Havertz ishte në formë të shkëlqyer”, u shpreh Tuchel.