Manjani thirrje ministres së Jashtme: Shpalle Yuri Kim 'non grata'! I plotëson të gjitha kushtet

I ftuar në A Show me Adi Krastën, ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar ndërhyrjen brutale të ambasadores amerikane Yuri Kim në zgjedhjet e 6 marsit me deklaratën e saj.

Manjani dhe Krasta kanë rënë dakort që këtë gafë të fundit të ambasadores Kim, të mos e komentojnë fare, por ish-ministri i ka bërë një thirrje ministres së Jashtme të vendit që ta shpalli non-grata, pasi i plotëson të gjitha kushtet.

Krasta: Mos kishte ti sot një ndiesi që do kisha pyetur për deklaratën, apo ngjarjen e fundit, apo gafën, të ambasadores amerikane?

Manjani: Jo unë kam kohë që e kam këtë ndjesi.

Krasta: Mund të kërkoi një gjë të fundit për këtë pjesë të emisionit të mos e përmendim fare?

Manjani: Jo unë çfarë kam e kam thënë. Vetëm një gjë, e kam me ministren time të Jashtme që zonja i plotëson të gjitha kushtet që të shpallet ‘non-grata’.