'Po pushtohet Ukraina'/ Berisha: Putin, 'Brezhnjevi i Ri' i Rusisë, rrezikohet paqja në Europë

Lideri historik i PD, Sali Berisha dënon agresionin rus ndaj Ukrainës. 

Berisha thotë se Vladimir Putin po dhunon çdo akt, ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare. 

Ish-kryeministri e quan Putinin si Brezhnjevin e Ri të Rusisë, ndërsa thekson se paqja në Europë është e rrezikuar. 

Reagimi
Nje vendi i lire dhe i pavarur po pushtohet nga Rusia e Putinit, agresori qe dhunon cdo akt, ligj dhe marreveshje nderkombetare.
Shpreh solidaritetin tim me te larte per autoritetet dhe qytetaret e Ukraines dhe denoj me ashpersine me te madhe agresionin e Brezhnjevit te Ri te Rusise, doktrinen e tij te sovranitetit te kufizuar si armikun dhe rrezikun me kryesor te paqes ne Europe. sb