Leje minerare për Klodian Zoton? Gjiknuri vetëakuzohet live: Kam dhënë me qindra, kaq biznesmenë janë

Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, ka dhënë dëshminë e tij në komision, në lidhje me dhënien e një leje minerare ndaj kompanisë së shtetasit Klodian Zoto, i cili rezulton gjithashtu i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në përgjigjen e tij, Gjiknuri u vetëakuzua, kur shpreh se opozita ta çojë në prokurori nëse gjejnë qoftë dhe një shkelje ligjore të vetme, pasi ai ka dhënë me qindra leje minerale dhe se këtu janë vetëm një grusht biznesmenësh të cilët meren me fushën e energjisë, duke lënë të kuptohet se ai i ka dhënë një leje të tillë, shtetasit në kërkim nga SPAK, Klodian Zoto.

Jorida Tabaku: Zoti Gjiknuri kam disa pyetje, dakord është një rastësi e jashtëzakonshme që ju 1 në 1 milion shqiptarë të udhëtoni me këta persona në të njëjtin avionë, apo në të njëjtin automjet siç e pranoni. Çfarë rastësie është të japësh një kontratë për leje minerare për kompaninë CGC të Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos, dhe Loran Dushës, i cili është administrator i Fierit?

Kam këtu një kontratë tjetër dhënë po Albtek Energy, sa rastësi ka me këtë kompani?

Gjiknuri: Lejet minerare në Shqipëri jepen me garë me tender të hapur. Nëse kjo leje do të kishte probleme bujrum ky komision të shkojë ta hetojë nëse është bërë garë dhe a janë plotësuar kushtet. Unë kam dhënë me qindra leje minerare dhe këtu një grusht biznesmenësh janë që merren me fushën e energjisë dhe minierave. Nëse unë kam shkelur ligjin bujrum të bëni kallëzim penal.