Brozovic rinovon kontratën, kroati bëhet lojtari më i paguar te Interi

Interi do të finalizojë me sukses një rinovim që po e shqetësonte prej kohësh.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic, të cilit i skadon në fundin e këtij sezoni, do të shtyhet edhe për disa vite.

 “Ne duam të vazhdojmë së bashku, brenda pak ditësh sigurisht që do të arrijë edhe firma në kontratë”, përmendi Marotta gjatë një interviste.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport ka zbuluar edhe shifrat për sa i përket rinovimin. Bëhet fjalë për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2026. Nga ana tjetër, Brozovic do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Interi pasi do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus 1 milionë të tjera bonus.