Superiore, përcaktohen stadiumet ku do të luhen sfidat e javës

Janë përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen sfidat e javës së 22-të.

Skënderbeu si zakonisht do të luajë në shtëpi, kundër Vllaznisë, kurse derbi Dinamo-Partizani në “Elbasan Arena”, prej orës 19:45.

Të shtunën luhen tre takimet e tjera. Egnatia luan në Rrogozhinë kundër Kastriotit, kurse Tirana ndaj Laçit në “Air Albania”. Sa i takon Kukësit, këtë javë do të jetë pritës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.