'6 marsi'/ Paloka: Demokratët dhe shqiptarët vendosin se kush është opozita e vërtetë! Kim, dopio gabim

I ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, njëherazi edhe deputet i PD-së, Edi Paloka ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Paloka ka theksuar se këto zgjedhje nuk janë vetëm lokale për 6 bashkitë e vendit, por janë shumë më tepër politike, pasi demorkatët dhe shqiptarët do të votojnë për opozitën e cila do ti përfaqësojë nesër.

Meço: Jemi në një fushatë elektorale të 6 marsit, por nuk është thjeshtë fushata lokale për 6 bashki!

Paloka:  E kam theksuar edhe më parë se aspekti politik i këtyre zgjedhjeve është shumë më i madh se ai lokal.  Vërtet kemi të bëjmë më një palë zgjedhje të pjesshme lokale por këto zgjedhje kanë një vlerë shumë të madhe politike. Qoftë për të treguar reagimin e njerëzve kundër kësaj qeverie për gjithë të zezat që ka bërë por edhe për situatën që është krijuar brenda PD-së.

Ne një gjë kemi kërkuar për mbylljen e kësaj krize brenda PD-së, vota të jetë zgjidhja e kësaj situate.

Ja kam thënë ballë për ballë në zyrën e tij, publikisht, gjej një mënyrë që demokratët të vendosin me votë të zgjidhin këtë krizë por nuk e ka pranuar kurrë.

Sot për rrethanat që kanë krijuar për zgjedhjet që duhet të përsëriteshin, kur do a po sdo Basha demokratët dhe shqiptarët do të shprehen, cili për ta është përfaqësuesi i vërtetë i opozitës.

Meço: Në këto zgjedhje, meqë opozita është e përçarë i favorizuari është Edi Rama dhe PS. Mos harrojmë edhe deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke ndërhyrë që 6 marsi është edhe basti i saj.

Paloka: Nqs e ka marë si bast të saj mendoj se ka bërë një dopjo gabim. Ka bërë gabim dhe gafë jo thjeshtë diplomatike duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në këto zgjedhje.

Nuk e ka për herë të parë që zonja ambasadore është kudnërvënë kundër opozitës.

Kjo gjoja qëndrim në krah të Bashës është qëndrim në krah të Ramës. Ia kam thënë edhe Bashës, sulmi ndaj Berishës nuk është sulm ndaj tij por ndaj PD-së.