Saraçi: Mandatin nuk ta jep ambasadorja amerikane, por vota e popullit shqiptar

Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane.

Saraçi theksoi se mandatin në zgjedhje nuk ta jep ambasadorja amerikane, por vota e popullit shqiptar.

“Ambasadorja amerikane do ketë pasur ndonjë hall të madh. Ajo me deklaratën që ka bërë ka shkelur hapur konventën europiane, ka ndërhyrë brutalisht në fushatë elektorale. Të bësh këtë deklaratë e të ndërhysh në këtë formë, me siguri që do të ketë ndonjë hall të madh.

Këtë hall me siguri që e di vetëm vetë ambasadorja amerikane, Kim ose dikush tjetër që ajo bashkëpunon në vendin tonë. Mandatin nuk ta jep ambasadorja amerikane, por vota e popullit. Ambasadorja amerikane nuk është Amerika”, u shpreh Saraçi.