Bilanci i COVID/ Rritet numri i të infektuarve, sot më pak humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2387 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 279 qytetarë. 

Një ditë më parë numri i të infektuarve ishte 85. 

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë, një 64 vjeçare nga Berati dhe një 75-vjeçar nga Durrësi (7 ishte numri i vdekjeve dje).  

Në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki: 

86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh. 

Janë 3763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç. 

Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          279
Të shëruar në 24 orë        483
Të shtruar në spitale          73
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                2387

Testime totale                1,732,633
Raste pozitive                 270,734
Raste të shëruara             263,518
Raste Aktive                        3763
Humbje jete                         3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             1158
Fier                   610
Elbasan             416
Vlorë                361
Berat                283
Lezhë               246
Kukës               161
Durrës              159
Gjirokastër      129
Shkodër           126
Korçë               94
Dibër                 20