'Përdorimi i ushtrisë jashtë Rusisë'/ Putin i kërkon autorizimin Parlamentit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka kërkuar Parlamentit autorizimin për zhvendosjen e ushtrisë jashtë territorit të vendit.

Kërkesa është duke u shqyrtuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, Senati. Drejtuesi i Senatit ka bërë me dije se do të ketë një vendimmarrje të shpejtë.

Kërkesa paraprakisht është miratuar nga komisionet e Senatit, ka deklaruar Valentina Matvienko.