Nga bankat tek individët, Boris Johson paraqet në Parlament saksionet kundër Rusisë

Kryeminstri britanik Boris Johsnon ka paraqitur në Parlament ‘ breshërinë e parë ‘ të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pasi ajo dërgoi trupat në Ukrainën Lindore.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit të mundshëm, por duhet të përballet me mundësinë që presidenti Putin të jetë i përgatitur të shkojë më tej.

Kryeministri britanik  thotë se i ka dhënë presidentit të Ukrainës Zelensky garanci për "mbështetjen e palëkundur" të Britanisë.

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj tani do të fillojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë, duke përdorur fuqi të reja që janë futur tashmë në ligj.

Po cilat janë saksionet që Boris ka paraqitur në Parlament?

Boris Johnson ka njoftuar sanksione kundër pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi.

Kryeministri britanik ka sanksionuar gjithashtu tre oligarkët rus: Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.

"Çdo pasuri që ata mbajnë në MB do të ngrihet, individët në fjalë do të ndalohen të udhëtojnë këtu dhe ne do t'i ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet në Mbretërinë e Bashkuar të kenë ndonjë marrëdhënie me ta," tha Johnson.

“Të gjithë jemi përpjekur të gjejmë një rrugë paqësore për të kaluar këtë krizë”, shprehet Boris.