Çfarë sanksionesh mund të marrë Britania e Madhe kundër Rusisë?!

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është gati të paraqesë atë që ai thotë se është "breshëria e parë" e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pasi ajo dërgoi trupa në Ukrainën lindore.

Ai është shprehur  se ‘do ta godasin shumë rëndë Rusinë’ dhe do të synojnë ‘interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën e luftës ruse’.

 Kryeministri britanik shton ‘do të bëjmë shumë më tepër’ nëse ndodh pushtim i plotë i Ukrianës.

Çfarë sanksionesh mund të zbatohen?

Sipas BBC ministrat e Britanisë së Madhe janë shprehur se sanksionet mund të synojnë kompanitë dhe individët e lidhur me qeverinë ruse.

Boris Johson shkruan BBC është shprehur se Britania e Madhe mund të kufizojë aftësinë e firmave ruse për të mbledhur kapital në tregjet e Londrës..

Ai ka sugjeruar se aleatët perëndimorë po kërkojnë të ndalojnë kompanitë ruse të tregtojnë në paund dhe dollarë.

Masa të tjera që vendet perëndimore mund të vendosin përfshijnë kufizimin e eksporteve në Rusi, ose përjashtimin e saj nga shërbimi i mesazheve financiare Swift.