Putin tani është armiku ynë!

Editorial nga Johannes Boie, shef i gazetës BILD

Luftë! Pushtim! Është një situatë historike në historinë e re të Europës. Rusia sulmon një tjetër vend me forcën e armëve për ta pushtuar. Pavarësisht gënjeshtrave: Putini nuk u provokua! Sulmi i tij nuk është mbrojtje!

Për vite me radhë, Rusia ka sulmuar vendet në Perëndim. Me sulme kibernetike. Me gënjeshtra dhe propagandë, p.sh me kanalin subversiv Russia Today. Në një kopsht të vogël zoologjik në Berlin, ai qëlloi për vdekje një person. Grupi i tij i ekzekutorëve ‘Wagner’ po vret njerëz nëpër botë. Tani shumë ukrainas ndoshta do të vdesin. Putinit nuk i bëhet vonë për popullin e tij. Ky konflikt do të zhysë në varfëri miliona rusë.

Putin dëshiron të zgjerojë sferën e tij të ndikimit drejt Europës. Me forcën e armëve, me luftë! Kjo e bën edhe jetën tonë në Gjermani më të pasigurt. Në botën e re të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më në sigurinë e kufijve, në mbretërimin e paqes.

Për Gjermaninë, kjo do të thotë: Së pari, nevojitet një politikë e re për lindjen. Putini tani është armiku ynë! Socialdemokratët gjermanë duhet ta kufizojnë dashurinë e tyre te populli rus që nuk dëshiron luftë. Por duhet t’i japin fund menjëherë dashurisë për Putinin. Të ashtuquajturit ‘ish-kancelar’ Schroeder, bashkëpunëtor i Putinit, duhet t’i ndërpriten menjëherë të gjitha paratë dhe mbështetja.

Së dyti: duhet një politikë krejtësisht e re për mbrojtjen. Armë, teknologji, ushtarë! Askush nuk pëlqen që të flasë për këtë. Por pa një ushtri funksionale, Gjermania nuk mund të kundërshtojë agresorët si Putini, dhe në të ardhmen, ndoshta presidentin kinez Xi. Ministri i Mbrojtjes është i zbehtë, nuk arrin dot t’i dorëzojë Ukrainës as 5 mijë helmeta qesharake. Gjermania duhet të investojë masivisht në ushtrinë e saj- dhe më në fund t’i paguajë NATO-s më shumë para.

Këto tema nuk janë të dashura. Por janë të nevojshme. Putin ka nisur tashmë që të qëllojë.