VIDEO/ Fabrika e lajmeve të rreme të stilit hollivudian të Kremlinit

Perëndimi ka paralajmëruar prej kohësh se Vladimir Putin do të shpikte incidente të 'flamurit të rremë' duke i dhënë atij një justifikim për të pushtuar Ukrainën.

Ndërsa dje buletinet e lajmeve në Rusi ishin të mbushura plot me raportime për bomabardime dhe provokime të tjera të dukshme nga Ukraina, të cilat u mohuan nga Kievi dhe Perëndimi shkruan media britanike Dailymail.

Një video e publikuar nga Republika Popullore e Donetskut në Ukrianën lindore, tregonte një burrë që pretendonte se kishte humbur këmbën nga një sulm artilerie ukrainase, video e cila më vonë u fshi nga rrjetet sociale.

Një video tjetër nga stacioni televiz shtetëror rus Rossiya 1 tregonte një korrospondent të lartë të luftës në Donetsk i cili pretendonte se qyteti ishte nën zjarr nga hedhja e granatave nga ushtria ukrainase.

Ndërsa Moska pretendoi se dje kishte vrarë pesë ‘diversantë’ ukrainas të cilët dyshohet se kaluan kufirin për të organziuar një sulm.

Moska tha gjithashtu se një predhë ukrainase kishte shkatërruar një strukturë kufitare të përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në rajonin e Rostovit në kufirin midis dy vendeve.

Por ekspertët dixhitalë janë shprehur se videot në internet rreth incidenteve të supozuara treguan se të dy ishin filmuar në të njëjtën zonë, pavarësisht pretendimeve ruse se ato ndodhën larg njëri-tjetrit.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics i tha Bloomberg: "Është e gjitha e sajuar si një film hollivudian". 

Dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu drejtua mediave sociale për të mohuar pretendimet e Moskës, duke shkruar: "Rusi, ndalo tani fabrikën tënde të prodhimit të lajme të rreme".

Gjithashtu ekspertët e mediave sociale ka nxjerrë blof disa video të publikuara nga Moska duke analizuar të dhënat.

Për shembull pamjet e një makine që dyshohet se ishte e ngarkuar me eksploziv për të sulmuar ukrainasit që iknin në Rusi kishte të dhëna që tregonin se ishte filmuar në vitin 2019.

Ukraina madje ka akuzuar Rusinë për marrjen e kufomave nga morgjet për t’i përdorur në incidente të sulmeve të rrema për të cilat fajësohet Kievi.

Një video tjetër, e publikuar nga Milicia Popullore e Republikës Popullore të Donetskut më 18 shkurt, pretendonte se 'diversantët polakë' po planifikonin të hidhnin në erë një tank. 

Megjithatë, Eliot Higgins, themeluesi i uebsajtit investigativ Bellingcat, zbuloi se audio përputhej me një video tjetër të ngarkuar në YouTube në 2010. 

Christo Grozev, drejtori ekzekutiv i Bellingcat, shkroi në Twitter: "Nëse po pyesni veten a po funksionon propaganda e luftës e ekzekutuar dobët nga Kremlini: mjerisht, po.

“Kam biseduar me të rinj nga fshatrat e Rusisë. Ata janë të bindur se Ukraina po bombardon.' 

Duke iu referuar videos së burrit që pretendonte se i ishte këputur këmba, analisti Oliver Alexander tha: "Propaganda po arrin nivele të çmendura".