Një peshk ton gjigand kapet në ujërat e Jonit

Në detin Jon është kapur peshku ton, i cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë të dekadës së fundit.

Sipas televizionit SKAI, bëhet fjalë për një peshk ton me peshë 390 kilogramë dhe rreth 3 metra të gjatë.

Sipas shitësit të peshkut të marketit Renti, peshku do të dërgohet në tregun europian, ndoshta i prerë në feta.

Edhe pse kërkesa për ton është shumë e lartë nga Azia, për shkak të koronavirusit është shumë e vështirë të transportohet, theksoi ai.