Studenti britanik humbet këmbët pasi konsumoi ushqimin e mbetur të shokut

Amputimi (prerja) i të dyja këmbëve ishte e vetmja zgjidhje për ta mbajtur në jetë.

Historia e "JC", një studenti i ri nga Britania , i cili pothuajse pak orë pasi kishte ngrënë atë që shoku i dhomës i kishte lënë në pjatë një natë më parë, për pak sa nuk vdiq .

Ai kishte temperaturë të lartë, kishte 166 rrahjet e zemrës në minutë, kur mjekët i gjymtuan gjymtyrët e poshtme.

Studenti i ri, siç raporton “Daily Mirror” , kishte ngrënë atë që kishte mbetur nga pula e porositur nga shoku i tij.

Sipas revistës mjekësore "New England Journal of Medicine", britaniku nuk kishte alergji dhe kishte të gjitha vaksinat e fëmijërisë , bazuar në historikun e marrë nga mjekët.

Ai rrallë pinte alkool , por pinte dy paketa cigare në javë.

“Pacienti ishte mirë 20 orë para se të shtrohej në spital.Por më pas ai kishte dhimbje të forta barku dhe të përziera pasi kishte ngrënë orizin me  pulë dhe atë që kishte mbetur nga pjata e mikut të tij . ”

Britaniku " JC" kishte punuar disa orë në një restorant dhe nuk kishte udhëtuar së fundmi dhe as nuk kishte patur kontakt me kafshë apo njerëz të sëmurë.

Dhimbjet e barkut dhe të vjellat u pasuan me të dridhura, dobësi të përgjithësuar, dhimbje gjoksi, gulçim, dhimbje koke, qafë të ngurtë dhe shikim të turbullt.

Pesë orë para se të shtrohej në spital, lëkura e tij u bë vjollcë dhe një mik e çoi në një klinikë ambulatore.

Mjekët konfirmuan se ai vuante nga një infeksion bakterial agresiv , si pasojë e së cilës veshkat i kishin keqfunksionuar dhe gjaku kishte filluar të mpiksej.