Pse epidemia e re e pretenduar nga Bill Gates mund të shkaktohet nga virusi i lisë?
Themeluesi i Microsoft dhe miliardieri Bill Gates gjatë pandemisë së COVID-19 ka qënë në qendër të vëmëndjes përsa i përket teorive konspirative, pasi ai në vitin 2015 deklaroi se bota do të përballët me një virus që do të jetë në gjendje të vrasë miliona njerëz, gjë që rezultoi e vërtetë katër vite më vonë.
Ndërsa ditë më parë duke folur për moderatoren Hadley Gamble në CNBC, Bill Gates deklaroi se rreziqet e COVID-19 janë ulur në mënyrë dramatike por një tjetër pandemi po vjen.
“Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër” u shpreh Gates gjatë intervistës.
Pas kësaj deklarata që tronditi botën disa ekspertë filluan të hetojnë se cili mund të jetë virusi që mund të shkaktojë epideminë e re.
Pas hulumtive ata pohuan se virusi vdekjeprurës për të cilin po flet Bill Gates është virusi i lisë.
Miliardieri shpalli emrin e kësaj sëmundje në një intervistë ekskluzive dy muaj më parë.
Gates paralajmëroi se bota brenda një dekade mund të përballet me sëmundjen e lisë.
Gjithashtu fondacioni Gates ka bërë investime serioze muajit e fundit përsa i përket vaksinimit kundër lisë.
Lija ishte një sëmundje që shkaktoi probleme serioze në botë vite më parë dhe u zhduk nga bota pas vaksinimit.
Pretendohet se disa institucione shëndetësore kanë filluar të prodhojnë një vaksinë alternative MRNA kundër lisë.