‘Hipokrizia e Bashës më 20 shkurt, e neveritshme dhe fyerje për antikomunistët’

Nga Roland Beqiraj/ Fotoreporter

Një hipokrizi deri në kufijtë e neverisë ishte dalja e Lulzim Bashës ne sheshin ‘Skënderbej’ më 20 shkurt, ditën kur përkujtohet rënia e përmendores së diktatorit.

Në kushtet e sotme, kur ai mban të zaptuar selinë e Partisë që rrëzoi diktaturën dhe u ka mbyllur derën atyre që realisht kanë rrëzuar monumentin ogurzi të diktatorit, kjo dalje kapërcen dhe kufijtë e fyerjes.

Janë ata që ai i quan ‘mbeturina të së shkuarës’, ‘llumin’ politik, që u përleshën me policinë dhe ushtrinë e regjimit, janë ata që kanë provuar qelitë dhe dhunën ç’njerëzore të hetuesve primitive, që cilësohen sot e ‘shkuara’, duke u veshur çdo lloj epiteti denigrues.

Kjo është një fyerje, që mjerani që sot rrethohet vetëm nga një duzinë të ngjashmëve të vet, me ndihmën e trashëgimtarëve të komunistëve që janë në pushtet, i bëri gjithë shoqërisë antikomuniste.

Sa i përket nismës së tij për peticionin e dekomunistizimit, me një grup të rinjsh, të cilët as e kanë idenë se çfarë ka qenë komunizmi në Shqipëri, është krejtësisht qesharake, që as ia vlen të shkruhet një fjalë.

Një pyetje që nuk kërkon përgjigje është: ku janë ata që vërtet rrëzuan komunizmin dhe qenë për 30 vjet përplasen me pinjollët e diktaturës?

Dihet se ku janë:-Krah liderit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për betejën e radhës, për të përmbysur diktatorin e radhës.

P.S: Autori i këtij reagimi ka qenë në protestat e rinisë së viti 1991 për përmbysjen e komunizmit.