Grabitje me armë në pikë karburanti në Selanik, në pranga shqiptari

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Kalamarisë në Selanik, teksa është vjedhur një pikë e karburantit.

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare bashkë me një bashkëpunëtor kanë hyrë në një dyqan e nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash e janë arratisur.

Pas një hetimi të plotë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou – Analipsos, 20-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Selanikut lindor.