VIDEO SYRI TV/ Bano takime në Lushnje: Nuk i ndajmë qytetarët majtas e djathtas

Elton Bano, që garon nën siglën e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Lushnje, zhvilloi takime me banorët e lagjes ‘Kadri Qystri’. Bano dëgjoi shqetësimet e banorëve, të cilët u shprehën se nuk kanë pasur kurrë vëmendjen e bashkisë për investime.

Nga SYRI TV

Kandidati për kryetar bashkie në Lushnje, që garon nën siglën e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano, zhvilloi takime elektorale me banorë të lagjes ‘Kadri Qystri’, ku dëgjoi nga afër porblemet që shqetësojnë këtë komunitet.

Kjo është një ndër lagjet më të vjetra të qytetit, por e lënë në harresë nga bashkia. Elton Bano kërkoi votën e qytetarëve, duke u premtuar se pas 6 marsit do të nisë ndryshimi.

Elton Bano u premtoi banorëve se qyteti nuk do të ndahet në të majtë e në të djathtë, por do të trajtohen të gjithë njësoj.