Ish-banorja e ‘Big Brother’ së shpejti nënë për herë të parë

Një lajm i ëmbël vjen nga një prej ish-banorëve të “Big Brother Albania 9”.

Gerta Shino është shtatzënë për herë të parë.

 

Ish-banorja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale si “Instagram” apo “YouTube” ku bën video të ndryshme.

Lajmin e shtatzënisë e ka ndarë vetë ajo përmes një video-je në kanalin e saj në “YouTube”.

Gerta prej disa kohësh nuk ka qenë aktive në rrjete sociale dhe zbuloi se arsyeja është pikërisht kjo.

 

Ish-banorja, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Norvegji, tregoi se nuk e ka kaluar shumë lehtë këtë periudhë prandaj priti që gjithçka të shkonte mirë e më pas të ndante lajmin me ndjekësit.

 

Ndër të tjera, ajo tregoi edhe si ia dha këtë lajm bashkëshortit e familjarëve.