Rihanna tregon simptomën e shtatzënisë që përjetoi, ja për çfarë po flet!

Rihanna është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Në një intervistë për “Extra”, ylli i muzikës u shpreh se si zbuloi një simptomë të të qenit shtatzënë që e habiti.

Ajo tregoi se ndihej aq e lodhur dhe “e këputur” sa i dukej e habitshme pasi kjo është një gjë me të cilën nuk është mësuar, duke qenë njeri shumë aktiv.

Rihanna tregoi se si nga mbretëresha e jetës së natës, kaloi në një mbretëreshë të përgjumur, ndërsa rrëfeu se si shtatzënia ka shkaktuar një ndryshim në mënyrën se si ajo e sheh trupin e saj.

 “Zakonisht kur jam në tapetin e kuq dhe barku im është pak i madh, është pak problem”, tha ajo, duke shtuar se tani që është shtatzënë do ta tregojë barkun gjithë kohës duke veshur crop top.