U raportua për një sherr me Arbër Hajdarin në prapaskenë, Arjola reagon për herë të parë

Para disa ditësh u raportua se një konflikt i madh ka ndodhur mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit Arbër Hajdarit.

Sipas mediave, sherri është zhvilluar në prapaskenat e “Fan Club”.

 

U tha se përplasja lidhej me komentet e Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjolës gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

 

Megjithatë, këto zëra duken të pavërtetë dhe janë mohuar nga Arjola.

Ajo ka publikuar një foto me Arbërin në “Instastory” ku shkruan: “Kush tha që jemi zënë?”