Harxhi: Bashkohuni me opozitën e vërtetë, atë të idealeve të Dhjetorit ’90
Një nga studentet greviste të dhjetorit ’90, Edith Harxhi, duke folur në ceremoninë e përkujtimit të rrëzimit të bustit të diktatorit, ka bërë thirrje për bashkim me opozitën e vërtetë.
‘Pas 30 vitesh, kemi harruar memorien, kujtesa nuk ekziston më.
Dje kam vizituar me dhimbje, muzeun e kujtesës në Shkodër, ku janë dhunuar e vrarë qindra fretër.
Komunizmi ka rrënjë të thella. Nuk e kishim menduar që tani pas 30 vitesh do të luftonim për një opozitë të fortë.
Atëherë nuk e dinim se çfarë është opozita, ndërsa sot luftojmë për të. Në librat tonë të historisë nuk ka asgjë për krimet e komunizmit, ose ka shumë pak.
Komunizmi është pushtimi më i rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë.
Ne do të ngrejmë një opozitë me vlera konservatore, si liria e njeriut. E kjo ishte dhe ideali ynë, atëherë kur u futëm në grevë.
Pikërisht në këtë ditë, pas 30 vitesh i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, bashkohuni me opozitën e vërtetë’, tha gjatë fjalës së saj, Edith Harxhi.