‘Pse kjo vajza e stafit ka dy zarfe në dorë’, Olti Curri kap ‘mat’ produksionin e ‘BBV’

Blogeri Olti Curri i ka trazuar ujërat me postimin e tij të fundit.

Gazetari ka hedhur dyshime të forta ndaj produksionit të “Big Brother VIP Albania”.

 

Olti ka publikuar në “Instagram” një video, ku shihet një nga vajzat e stafit, që i jep një zarf moderatores Arbana Osmani, ndërkohë që në dorën tjetër ka edhe një zarf.

Dihet që me përmes këtyre zarfeve, Arbana do të njoftonte edhe emrat e personave që duhet të linin shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Mirëpo, Olti më anë të këtij postimi hodhi dyshime mbi stafin dhe mënyrën sesi janë përzgjedhur të renditen 4 finalistët e formatit.

“Taksirat pyesni dikë nga produksioni se nuk ja kam haberin. Pse kjo vajzë e stafit ka 2 zarfe në dorë. Me siguri ka mbaruar punë me njërin i ka sjellë tjetrin”, shkruan me ironi Olti Curri.