VIDEO/ Zjarr në një kabinë elektrike në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier
Një kabinë elektrikë ka marr flakë gjatë ditës së sotme në Fier në lagjen ‘29 Nëntori’.
Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv.
Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet.
Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.
Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikset, të friksuar se flakët mund të përhapeshin.