Çfarë ka ndodhur me Dua Lipën? Këngëtarja befason me stilin e çuditshëm dhe mavijosjet në gjunjët e saj!

Dua Lipa po vazhdon me turneun e saj “Future Nostalgia”.

Ndalesat e radhës për yllin e muzikës janë Boston dhe Filadelfia.

Artistja 26-vjeçare, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ka ndarë së fundmi me fansat e saj disa fotografi nga një prej ditëve të saj në Boston.

Ajo ka veshur një fund të zi dhe një xhup të hirtë, teksa mbante një shall të kaltër rreth qafës dhe kokës.

Ndërkohë përveç shallit të lidhur në formë shamie, Lipa mbante në kokën e saj edhe një kapele.

E çuditshmja është se në një prej fotografive ajo tregoi këmbët e saj, ku mund të shiheshin gjunjët e gjymtuar, të cilët ajo po i mirëmbante me një ilaç që kishte aty pranë.

Fansa të shumtë kanë komentuar mbi këtë fotografi, duke pyetur të habitur se çfarë ka ndodhur me gjunjët e saj.

Disa prej tyre e kanë kuptuar që kjo lidhet me provat rraskapitëse për performancat e saj të vallëzimit në koncertet e turneut.