Big Market tashmë edhe në Sukth!

Marka më e madhe e marketeve shqiptare, Big Market, ka nisur vitin 2022 me zgjerim në territor dhe garantimin e cilësisë në të gjithë zinxhirin e saj të shërbimeve.

Pas hapjes së pikës së saj të re te Parku Olimpik Tiranë, tashmë Big Market është supermarketi më i madh edhe në Sukth, në Durrës.

Filozofia e të qenurit sa më pranë klientit ka sjellë që Big Market të jetë e pranishme kudo, nga zemrat urbane të kryqytetit shqiptar deri në qyteza më distante, si Sukthi.

Këto investime konsiderohen një ndikim direkt edhe në cilësinë e jetës së zonave periferike, të cilat mund të shijojnë të njëjtat standarde të larta produktesh si në qendrat urbane.

Tashmë, gama e gjerë e produkteve cilësore ndërkombëtare dhe lokale, që Big Market mundëson, do të mund të shijohen edhe nga banorët e Sukthit në çmime ekonomike dhe të përballueshme për çdo nevojë familjare.

Investime të tilla nga marka më e famshme shqiptare e supermarketeve shton besimin në shërbimet dhe produktet “Made in Albania”, si një krenari e ndarë njësoj nga veriu në jug të Shqipërisë.