Kandidati i Bashës i dënuar në Itali, Prokuroria vihet në lëvizje

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Lulzim Bashës në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi. Javën e ardhshme Saraçit do t’i merren shenjat e gishtave. 

Kandidati i Bashës për drejtimin e Bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, është dënuar në Itali në 18 janar të vitit 1999, me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë, për veprën penale të mbajtjes së armës pa leje në banesë, njofton Report TV.

Referuar formularit të dekriminalizimit, Saraçi ka ndryshuar edhe emrin nga Fredi në Ferdinand. Ai thotë se ka qëndruar Itali për biznes dhe punë gjatë periudhës 1996-2001.