Kancelari gjerman bën paralajmërimin dramatik: Europa kërcënohet nga lufta

Duke iu referuar krizës në Ukrainë nga platforma e Konferencës së Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman Olaf Scholz tha: ‘Lufta kërcënon Europën’ .

Më tej Scholz i bëri thirrje Rusisë edhe njëherë të tërhiqet, duke paralajmëruar  se do të ketë ‘kosto shumë të larta’ nëse ai shkel sovranitetin e Ukrainës.

'Çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia do të ketë një kosto shumë të lartë, por Perëndimi nuk duhet të dështojë të gjejë një rrugë diplomatike," tha Scholz.

Vendosja e më shumë se 100,000 trupave  rreth Ukrainës "nuk justifikohet në asnjë mënyrë", tha kancelari gjerman.

 “Një sulm ushtarak do të ishte i gabuar dhe ne nuk duam që të ndodhë. Prandaj themi se jemi të gatshëm të negociojmë.Por duhet bërë një dallim midis kërkesave të pabaza të Rusisë dhe interesave të saj legjitime të sigurisë." 

I pyetur nëse procesi i afrimit të Ukrainës duhet së pari të përshpejtohet, fillimisht me BE-në dhe më pas me NATO-n, Scholz tha:

“Çështja është se ne po përballemi me një rrezik për një çështje që nuk është as në axhendë dhe Putini e di këtë, por kjo duhet të theksohet gjithmonë në bisedimet tona' shtoi ai.

Duke iu referuar argumenteve të Moskës, kancelari gjerman shpjegoi gjithashtu se Presidenti Vladimir Putin përmend rastin e Jugosllavisë si një argument kur i referohet "agresionit" të NATO-s. 

"I thashë atij se gjenocidi duhej të ndalonte këtu dhe se njerëzit e rajonit donin të anëtarësoheshin në BE, por gjithashtu se do të ishte qesharake të pretendohej se ka një çështje gjenocidi në rajonin e Donbas, " tha ai.

Olaf Scholz siguroi gjithashtu se Gjermania do të mbrojë aleatët e saj në NATO nga një sulm i mundshëm, sipas parimeve të NATO-s. 

"Gjermania është plotësisht e përkushtuar ndaj nenit 5 - pa kushte", tha ai, duke iu referuar kritikave për refuzimin e gjermanëve për t'i dorëzuar armët Ukrainës.

 Ai premtoi se Gjermania do të respektojë angazhimet e saj ndaj Aleancës duke investuar më shumë në armatim.