Video/ Shihni reagimin e Donaldit kur Ilir shpallet fitues i Big Brother

Finalja e Big Brother mbrëmjen e djeshme rezervoi emocione të forta për të gjithë publikun, por më shumë për dy finalistët.

Donaldi dhe Iliri e pritën vendimin e publikut jashtë ambjenteve të shtëpisë, në një ambjet të organizuar për momentin final të spektaklit.

E ndërsa të gjithë sytë e publikut ishin tek Iliri, i cili arriti të triumfonte, pak vunë re reagimin e Donaldit.

Aktori i humorit ka pritur me emocione emrin e fituesit dhe nuk ka mundur ta fsheh ‘zhgënjimin’ në sytë e tij, teksa Arbana ka dhënë emrin e fituesit.

Megjithatë ai menjëherë përqafoi Ilirin, duke e uruar për fitoren, pavarësisht se nuk mundi të rrëmbente çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.