'Si i thuhet shqip kthema borxhin?', finaliste e 'Dancing With the Stars' me Lorin, Flaka Krelani ironizon 'BBV'

Lart e poshtë po thuhet se Lori Hoxha i ktheu “borxhin” Ilir Shaqirit, shumë vite pas edicionit të katërt të “Dancing With the Stars”.

Iliri shpalli fituese Lorin në këtë edicion, ndaj Lori e ka shpërblyer me fitoren e çmimit të madh të “Big Brother VIP”.

Të njëjtën gjë mendon edhe finalistja e “Dancing With the Stars” me Lorin, këngëtarja Flaka Krelani.

Ajo nuk i ka kursyer thumbat në rrjete sociale, duke ripostuar shkrimin e motrës së saj.

“Si i thuhet shqip ‘kthema borxhin’?- shkruan e motra, ndërsa Flaka ia kthen:

“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.

Në këtë mënyrë, artistja ka ironizuar drejtpërdrejt trashgimtaren e Top Channel, Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.