VIDEO/ Rritja e çmimeve të fruta-perimeve boshatis tregun e madh të Fierit: sot vetëm 25 tregtarë

Pas rritjes së çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike, edhe produktet e shportës ushqimore kanë pësuar një rritje drastike. Në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Fierit rritja e çmimeve ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse.

Nga SYRI TV

Rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar negativisht në çdo rreth të vendit tonë. Por krahas çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike, edhe produktet e shportës janë shtrenjtuar.

Tregtarët e fruta-perimeve në qytetin e Fierit pohojnë se ka pasur ulje të ndjeshme të fuqisë blerëse, ndërsa listojnë edhe arsyet që sipas tyre kanë çuar në rritje të çmimeve.

Nga ana tjetër, rrogat dhe pensionet, sipas qytetarëve janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve. Prej disa muajsh vendi ynë po përballet me rritje të pandalshme të çmimeve në sektorët kryesorë, përfshirë këtu karburantet, energjinë elektrike dhe produktet ushqimore.

Gazetar: Xh. Beharaj

Pamjet: Syri TV

Montazh:H. Maloku