U gjet i pajetë nga nëna e tij, shtohen misteret për ngjarjen e rëndë të Vlorës, viktima nënoficer

Një ngjarje e rëndë u regjistruar sot në lagjen ’24 maj’ në qytetin e Vlorës.

I zhdukur prej një jave, Altin Alikaj nënoficer në repartin ushtarak 2004 u gjet i pajetë nga nëna e tij e kthyer nga Greqia sipas informacioneve të SYRI.TV.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa denoncimi për zhdukjen e 46 vjeçarit e kishte bërë kushëriri i tij , ndërsa trupi u gjet sot nga e ëma.

 Policia nuk bën me dije shkakun e vdekjes së ushtarakut, e po ashtu nuk dihet se përse banesa e tij nuk ishte kontrolluar prej kaq ditësh, teksa dyshohet se 46-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike.

 Momentalisht informacionet për ngjarjen janë të pakta, teksa pritet të zbardhet në minutat në vijim.