VIDEO/ Shkrumb dhoma në Borsh ku zjarri vrau 71-vjeçaren me bashkëshortin e saj

Këto janë pamjet e tmerrshme që të kujtojnë se çfarë kanë vuajtur në momentet e tyre të fundit, Rrapo dhe Savete Çika, 83 dhe 71 vjeçe, kur zjarri përfshiu shtëpinë e tyre në në Borsh të Himarës. Burrë e grua të moshuar jetonin vetëm në banesën që mori zjarr befas mëngjesin e kësaj të shtune.  

Gazetari i Syri TV, Gentian Këllçiu, solli pamjet që shihni. Ai shpjegoi se fqinjët kanë tentuar të hyjnë në shtëpi, por ka qënë e pamundur prej zjarrit e tymit ndaj kanë pritur ardhjen e zjarrfikësve.

Të moshuarit duket se kanë përdorur një batanije me korent për t'u ngrohur. Rrapo Çika ka pësuar djegie të shumta, kurse e shoqja ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Policia tha:

"Më datë 19.02.2022, rreth orës 9:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes