Spahia gjen përkrahje tek të rinjtë shkodranë: Janë të drejtpërdrejtë, e duan zhvillimin

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, ka mbledhur dje për një bashkëbisedim të rinjtë e qytetit, që kanë kërkuar të dinë shumë rreth tij dhe sidomos të kuptojnë për zhvillimet e fundit në PD.   

Spahia gjykoi se ata “janë të drejtëpërdrejtë” dhe vërejti se “e duan Shkodrën dhe zhvillimin e saj, të gatshëm të japin kontribut si pjesë e skuadrës fituese që do të qeverisë bashkinë pas 6 marsit.”

Edhe vetë, i futur që i ri në politikë, Spahia e shprehu edhe njëherë tjetër: “Të rinjtë janë frymëzimi im i përhershëm”.