Sulmet e Kayne West ndaj Pete Davidson vazhdojnë ende/ Motrat ‘Kardashian’ bëjnë veprimin e papritur

Pas sulmeve dhe postimeve të vazhdueshme që Kayne West ka krijuar ndaj ish-bashkëortes së tij, Kim Kardashian kohëve të fundit, fill pas kësaj është vënë re se motrat e Kim Kardashian e kanë hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Kanye-n.

Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie e kanë bërë këtë veprim direkt pasi Kim ndaloi së ndjekuri ish-bashkëshortin e saj.

Megjithatë, nëna e tyre Kris Jenner ,e ndjek ende reperin.

Kjo gjë pason nga sulmet e vazhdueshme në rrjetet socialte të Ye ndaj të dashurit të ri të Kim, Pete Davidson dhe pse ai më pas duket se u pendua dhe fshiu të gjitha postimet e tij.

Ditë më parë Kim i kishte kërkuar ish-bashkëshortit të saj t’i jepte fund sulmeve të tij ndaj komedianit.

Themeluesja e ‘SKIMS’ tha në një tekst se Kanye ‘po krijonte një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm” dhe shtoi se nëse Pete do të lëndohej, e gjitha kjo do të ishte për fajin e tij’.

Rikujtojmë se burimet kanë treguar se komediani nuk është i shqetësuar aspak për këto ‘çështje të vogla’. “Pete po qëndron shumë larg Kanye,” tha burimi i brendshëm, duke vënë në dukje se Davidson, i cili ‘ka zgjedhur të tregohet i pjekur’.

Burimi tha më tej se: “Ai nuk ka frikë prej tij, Pete thjesht nuk dëshiron të përfshihet në dramën e divorcit.”