VIDEO/ Tragjike në Borsh: Burrë e grua humbin jetën mes zjarrit që u dogji shtëpinë

Ditë tragjike kjo e sotmja për Borshin: Dy të moshuar, burrë e grua, kanë humbur jetën prej zjarrit që u dogji shtëpinë. Ata quhen Rrapo e Savo Çika, respektivisht 83 dhe 71 vjeç, që jetonin vetëm.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45 të së shtunës, e shkaktuar ndoshta nga një shkëndijë elektrike.

Policia e Shtetit njoftoi paraprakishte se:

"Më datë 19.02.2022, rreth orës 9:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes