Qesh e mos vdis: rilindin Sekretarët e Parë të Rrethit të PPSH-së!

Figura e Sekretarit të Parë të Rrethit të kohës së Partisë së Punës, është imituar dhe konkretizuar tashmë tek zyrtarët më të lartë të qeverisë socialiste. Protagonistët janë Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri së bashku me Ministren e Shëndetësisë, të cilët inspektuan rikonstruksionin e spitalit të Lushnjës në rolin e drejtuesve politikë të qarqeve, natyrisht, në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Petrit Vasili, deputeti i LSI, ka publikuar fotot denoncuese me një shënim ironi: Shih fotot: Rilindja e Ramës, tamam një karikaturë komike e Partisë së Punës, - shkruan ai.

“Dikur, Shqipëria moniste e Partisë së Punës kishte në çdo rreth të vendit nga një Sekretar të Parë të PPSH-së për rrethin dhe nga një Kryetar Komiteti Ekzekutiv, - shpjegon Vasili për të rinjtë e lindur në pluralizëm dhe bën lidhjen: Ndërsa sot këta karikaturat e Rilindjes në Shqipërinë pluraliste kanë sekretarët politikë të Rilindjes në çdo qark.Shihini vetë fotot dhe do të vdisni gazit.

Kjo Ministrja e Shëndetësisë inauguron objekte shëndetësore që i përkasin të gjithë qytetarëve dhe janë ndërtuar me taksat e të gjithë qytetarëve. Por kjo Ministrja i inauguron dhe u jep shpjegime vetëm sekretarëve politikë të Rilindjes, Taulant Ballës së Fierit dhe Damian Gjiknurit të Elbasanit.

Këto lajme i hedh edhe në Fb-në e saj zyrtar. Hajde ç'vete hajde!

Sipas këtyre karikaturave të Edi Ramës, qytetarët shqiptarë kanë vetëm këta sekretarët politikë të Rilindjes dhe nuk kanë as deputetë të opozitës, përfaqësues të komunitetit apo shoqërisë civile! Këta të marrë pandehin se kane 99.99% të votave si Partia e Punës dhe se Shqipëria ka vetëm një parti, Rilindjen si dikur Partinë e Punës.”/ar.sh/SYRI.NET