Ja për cilin banor të BBV bëri tifozllek mbrëmjen e djeshme Xhemi Shehu

Ka përfunduar me sukses edicioni i parë i “Big Brother VIP” dhe fitues u shpall Ilir Shaqiri.

Tifozeria ishte e ndarë në dy kampe mes tij dhe Donald Veshajt, por çmimin e madh arriti ta fitonte Iliri.

Në rrjetet sociale, mbrëmë çdo postim lidhej me spektaklin. Madje, edhe personazhet e famshëm kanë treguar simpatitë e tyre.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë moderatorja Xhemi Shehu, e cila është edhe shoqja e ngushtë e Arbana Osmanit.

Xhemi ka postuar në Instastory, momentin kur Donaldi ka mbërritur në studio pasi la shtëpinë e madhe.

“’BB VIP’ Donald Veshaj”, ka shkruar ajo përmbi video, shoqëruar me duartrokitje.