Pentagoni: Më shumë se 40% e forcave ruse në kufirin me Ukrainën kanë marrë pozicione sulmi

Më shumë se 40 për qind e forcave ruse të përqendruara në kufirin e Ukrainës kanë marrë pozicione sulmi, tha të premten një zëdhënës i Pentagonit , duke shtuar se Rusia kishte filluar "destabilizimin" e vendit.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 150,000 trupa ruse janë dislokuar në Ukrainën veriore, jugore dhe lindore që nga e mërkura.

Termi "pika taktike grumbullimi" i referohet zonave pranë vijave të frontit ku njësitë ushtarake shkojnë përpara se të nisin një sulm.

Sipas zyrtarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Moska tani ka vendosur 125 batalione të ushtrisë pranë kufirit me Ukrainën , krahasuar me 60 që janë atje në kushte normale dhe 80 që u vendosën në fillim të shkurtit.

Përshkallëzimi i përplasjeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase dhe deklaratat nxitëse të liderëve pro-rusë dhe Kremlinit për situatën në rajonet rusishtfolëse të Donetskut dhe Lugansk janë pjesë e "fushatës së destabilizimit në Ukrainë".

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjenerali Lloyd Austin, i tha televizionit ABC se presidenti rus Vladimir Putin tani ka mbledhur informacionin "e nevojshëm për një pushtim të suksesshëm" të Ukrainës.

“Nuk mendoj se po bën bllof”, tha ai në një intervistë për rrjetin televiziv që u transmetua dje, të premten. 

"Ai ka një sërë opsionesh në dispozicion të tij dhe mund të sulmojë brenda një kohe të shkurtër," shtoi ai, ndërsa ishte ende në Poloni, ku u takua me trupat amerikane dhe polake.

Uashingtoni ka paralajmëruar prej javësh se Moska po kërkon një pretekst në kufi për të pushtuar Ukrainën.

Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten duke thënë se “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me sigurinë e Rusisë janë bërë më shumë se një herë.

Moska, përveç mbështetjes ndaj separatistëve, aneksoi një pjesë të Ukrainës, gadishullin e Krimesë, në vitin 2014.