Në foto me Klodian Zoton? Reagon zyrtari i policisë

Një foto e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Zoto, duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e një personi tjetër, ka bërë xhiron e rrjetit.

Në një foto të publikuar nga Genc Sejko, u aludua se personi në fjalë është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Memaj, drejtor i Akademisë së Sigurisë..

Sipas mediave u tha se foto është bërë gjatë ditëve të fundit kur zyrtarisht nga Policia e Shtetit dhe SPAK, Klodian Zoto është në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Por pak minuta më parë ka reaguar edhe zyrtari i policisë, Bilbil Mema duke e përgënjeshtruar lajmin.

Sipas tij, ai ndihet i shokuar dhe njoftoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim.

Reagim

Jam i shokuar nga njoftimet që kam marrë gjithë pasditen për një foto të z. Klodian Zoto, ku pretendohet nga ana e disa postuesve në media  dhe rrjete sociale, se personi i ulur në tavolinë me të jam unë.

E përgënjeshtroj tërësisht këtë akuzë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim.

Bilbil Mema