Derbi i Torinos mbyllet në barazim, Beloti i heq Juventusit fitoren nga duart

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Juventusit dhe Torinos, i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A.

Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës së trajnerit Juriç.

Ishte holandezi De Ligt, që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa Beloti vendosi baraspeshën në të 62-tën duke i siguruar 1 pikë Torinos.

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte ndeshja e tretë radhazi duke përfshirë edhe Kupën që Vlahoviç nuk shënon.