Haaland në qendër të projektit, Barça i ofron 100 milionë neto

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Erling Haalandit 100 milionë euro neto për pesë sezonet e ardhshme, pra me një mesatare vjetore 20 milionë euro.

Barça dëshiron ta bëjë Haaland lojtarin rreth të cilit mund të ndërtojë një projekt, në nivelin e atij të vitit 2003 me Ronaldinhon, të 2008 me Messin apo të 2013 me Neymar.

Por, pa dyshim, “blaugranat” e dinë që nuk do të jetë e lehtë për ta.

Beteja për Haalandin, për më tepër, nuk bëhet vetëm për pagën që do të marrë futbollisti aktual i Dortmundit, por edhe për komisionet që duhet të marrin përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, bashkëpunëtorët dhe babai i sulmuesit.

Presidenti Laporta ka dyshimin se lojtari është më afër Realit të Madridit.

Florentino Perez ka mundësi të shumta ekonomike për të paguar për kartonin dhe komisionet.